Arqipeshkvi i ri i Tiranës dhe Durrësit George Frendo ka uruar për krishtlindjet ndërkohë që ka bërë thirrje të kontrollohet korrupsionin dhe trafiku i drogës, raporton droni.al.
“Pra Krishtlindja na angazhon të krijojmë një shoqëri më të drejtë dhe më vëllazërore. Ne u gëzuam kur partitë politike ranë dakord për reformen në drejtësi – ishte shenjë pjekurie politike, sepse politikanët duhet të kërkojnë të mirën e përbashkët më shumë sesa të mirën e partisë. I nxisim të angazhohen edhe më shumë për të kontrolluar plagën e korrupsionit dhe të drogës, dhe të tregojnë më shumë kujdes për të varfrit, që janë gjithmonë në zemrën e Krishtit”, thekson Imzot Frendo.
Përgjatë urimit, Arqipeshkvi thotë se Jezusi erdhi në botë për të mbrojtur të mospërfillurit dhe ata që janë pre e padrejtësisë. “Që në vogëli ai qëndron në mes të varfërve dhe është pre e Herodit. Mbi padrejtësinë fitohet, duke parë tek Krishti shpalljen e barazisë themelore të të gjithë njerëzve. Në një shoqëri padrejtësie e dhune edhe sot, Ai predikon dinjitetin e personit, që kërkon t’i respektohet sidomos e drejta për jetën e jo vetëm kaq, por ajo për një jetë dinjitoze, e drejta për edukim dhe e drejta për formuar familje”.
Në vijim ai thekson se ky ishte revolucioni i Jezusit, që pati nisjen e përvuajtur në shpellën e Betlehemit. Ky revolucion kishte për qëllim jo të ndryshonte shtresat shoqërore, por zemrën e njeriut, sepse vetëm kështu garantohet përparimi dhe liria e vërtetë.Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












