Policia gjermane ka rrethuar me kordon një zonë përreth një qendër tregtare në Berlin pas raporteve se aty dyshohet të jetë një pako e dyshimtë.
Trafiku në këtë zonë është devijuar, ndërsa trenat nëntokësore dhe tramvajet kanë ndërprerë udhëtimin, raportojnë mediat gjermane.
Sakaq, edhe në Rusi raportohet per dhjetëra persona të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në metronë e Moskës.
Mediat ruse ende nuk raportojnë për viktima. Shpërthimi thuhet se ndodhi në Stacionin e Metrosë Kolomenskaya, mëngjesin e sotëm dhe dyshimet paraprake flasin për një akt të mundshëm terrorist, por autoritetet zyrtare ende nuk e kanë konfirmuar faktin.
Paraprakisht ka edhe dyshime se shpërthimi mund të ketë ardhur si pasojë e një rrjedhje gazi. Por nga të dhënat e deritanishme asgjë nuk mund të thuhet me siguri.
Zjarr dhe shtëllunga tymi janë filmuar nga kalimtarët.
Si pasojë e shpërthimit është bllokuar trafiku për disa orë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikëset dhe policia.
Vrasja e ambasadorit rus në Ankara i ka shtuar edhe më shumë masat e sigurisë në Rusië, nga frika e akteve të mundshme terroriste, veçanërisht pas paralajmërimeve publike të ISIS.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












