PD ankimon në Kushtetuese ligjin për KLGJ dhe KLP

Shares

Partia Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për KLGJ dhe KLP. PD pretendon se ky ligj shkel kushtetutën.

Sipas demokratëve, formula për zgjedhjen e 5 anëtarëve nga parlamenti për këto dy institucione është në shkelje të ligjit.

Nje dite para se te merret vendimi per vettingun përfaqësuesit e PD kane depozituar ne Gjykatën Kushtetuese ankimin kundër ligjit per organet e qeverisjes te sistemit te drejtësisë. Ky është ligji me voluminoz i reformës ne drejtësi me 291 nene dhe rregullon funksionimin e 5 institucioneve; e pavarësisht tentativave për t’iu lëne kohe palëve per negociata, edhe ky draft kaloi pa konsensusin e opozitës. Partia Demokratike gjykon se parashikimet ligjore per 2 institucione; Këshillin e Larte Gjyqësor dhe Këshillin e Larte te Prokurorisë jane anti-kushtetues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...