Nishani me Erdogan në Ankara, ja si e komenton vrasjen e ambasadorit rus

Shares

Presidenti Bujar Nishani ka dënuar ashpër vrasjen e ambasadorit rus, duke e cilësuar ate nje akt frikacakesh gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun turk Erdogan.

“Biseduam për çështjet e sigurisë ne kuader te ngjarjeve te fundit. Shpreh ngushëllimet për sulmin e tmerrshëm terrorist. Shqipëria solidarizohet me Turqinë sa i përket këtij rasti . Shqipëria e dënon me forcë atentatin ndaj ambasadorit rus duke e cilësuar këtë si nja akt frikacak si dhe dua ti shpreh ngushëllimet e mia palës ruse. Ne kemi dënuar dhe kemi shprehur solidaritetin tonë ndaj presidentit turk në ngjarjen e 15 korrikut kur ndaj tij u tentua një grusht shteti. Lufta kunder terrorizmit eshte nje sfide e perbashket.”

Ndërkaq Presidenti Erdogan kërkoi sërish që Shqiperia të luftoje terroristët e Gulen, ndërsa shtoi se autoritetet shqiptare po ndihmojnë në këtë drejtim.

“Është e drejta jonë të kërkojmë që Shqipëria të pastrojë territorin e saj nga elementët të cilët janë kërcënim për Turqinë. Jemi në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe për sigurinë. Vendi jonë është duke dhënë përvojën dhe kontributin e tij për policinë e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Gjatë takimit me presidentin Nishanin diskutuam edhe për organizatën terroriste FETÖ si dhe luftën kundër saj. Unë e falënderoj personalisht dhe në emër të popullit tim për ndihmën e dhënë ndaj nesh në lidhje me këtë çështje.”

Ne konferencën per shtyp presidenti Erdogan foli edhe per nje detaj nga jeta e tij, duke theksuar se praktikisht ishte rritur nga nje nene shqiptare, pasi ne vendlindjen e tij, komshinjtë i kishte shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...