Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e juristit të burgut të Durrësit për të cilin ka një mandat arresti por mësohet se ai është Tedi Labi.
Labi po hetohet bashkë me drejtorin e tij për skandalin e lirimit nga burgu të Lulzim Berishës.
Por “Panorama” mëson se juristi i Burgut të Durrësit është i biri i Iljaz Labit, ish-nëndrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i arrestuar për korrupsion në tendera.
Tedi Labi dhe Astrit Kote akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet për lirimin e Lul Berishës. Mësohet se këtij të fundit i duheshin edhe 2 vjet e 7 muaj burg që të kërkonte lirim me kusht, Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












