Gazetari i ekonomisë rrëzon ministrin Gjiknuri

Shares

Ndërsa ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri deklaroi sot se Shqipëria rinegocoi marrëveshjen me TAP duke përfituar 80 milionë euro më shumë nga kompani a e transportit të gazit, gazetari i Ekonomisë Klodian Tomorri shpjegoi se ky përfitim nuk ëhstë meritë e ministrit Gjiknuri dhe as e kësja qeverie.

Komenti i gazetarit Tomorri:

Ministria e Energjise deklaroi sot se fale rinegocimit qe ajo i beri marreveshjes me gazsjellesin TAP, Shqiperia do perfitoje mbi 80 milione euro shtese krahasuar me marreveshjen e qeverise se meparshme.

Perfitimet jane te verteta, ndersa pretendimi i Ministrise se keto perfitime i kemi fale negociatave te saj nuk eshte. Ministria qellimisht harron te permend disa detaje si me poshte:

Ne marreveshjen e nenshkruar nga qeveria e meparshme me TAP ka qene e parashikuar se Shqiperia perfiton automatikisht cdo perfitim shtese qe merr Greqia. (Fletore zyrtare nr 61, viti 2013)

Qeveria greke e negocioi me vone se Shqiperia marreveshjen me TAP, duke marre perfitime shtese. Ndaj marreveshja qe nenshkroi sot Ministria e Energjise nuk eshte asgje tjeter vecse reflektim automatik i perfitimeve shtese te Greqise.

Pra, si perfundim; Shqiperia nuk po merr perfitime shtese nga Gazsjellesi TAP sepse Ministria e Energjise negocioi dhe i mbrojti me mire interesat kombetare se sa qeveria e kaluar.

Ky eshte thjesht nje rishikim automatik i parashikuar ne marreveshjen ekzistuese. Ndaj nese ka dy njerez qe meritojne kredite per keto perfitime shtese qe mori Shqiperia sot ata jane Andonis Samaras dhe Sali Berisha. Ironikisht dy kundershtaret me te medhenj te qeverise aktuale.

Ministri i Energjisë Damina Gjiknuri ka deklaruar sot se falë rinegociimit të marrëveshjes me konsorciumin e Gazsjellësit Trans-Adriatik, Shqipëria do të përfitojë edhe 80 milionë euro të tjera shtesë. E vërteta është se Damian Gjiknuri kanë firmosur sot në Tiranë amendimin e Marrëveshjes me Qeverinë e Vendin Pritës dhe marrëveshjet shoqëruese për përfitimet vendase dhe angazhimin për zhvillimin e tregut të gazit së bashku me Memorandumin e Mirëkuptimit që ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes për sistemin e gazsjellësit TAP në territorin e Republikës së Shqipërisë. Po ashtu është e vërtetë se nga ky rinegociim Shqipëria do përfitoje mbi 80 milione euro shtesë krahasuar me marrëveshjen e qeverisë së mëparshme. Por sipas gazetarit të ekonomisë, Klodian Tomorri pretendimi i Ministrisë se këto perfitime i kemi falë negociatave të saj nuk është.

Sipas tij Ministria qëllimisht harron të përmendë disa detaje si me poshtë:

Në marreveshjen e nënshkruar nga qeveria e mëparshme me TAP ka qenë e parashikuar se Shqipëria përfiton automatikisht çdo përfitim shtese që merr Greqia. (Fletore zyrtare nr 61, viti 2013)

Pak kohe më parë qeveria greke rinegocioi marrëveshjen me TAP, një premtim elektoral i Syrizës, duke marrë përfitime shtese. Ndaj marrëveshja që nenshkroi sot Ministria e Energjisë nuk është asgjë tjetër veçse reflektim automatik i përfitimeve shtesë të Greqisë.

Pra, si përfundim, Shqipëria nuk po merr përfitime shtesë nga Gazsjellësi TAP, sepse Ministria e Energjise negocioi dhe i mbrojti më mirë interesat kombëtare se sa qeveria e kaluar.

Sipas gazetarit Tomorri, ky është thjesht një rishikim automatik i parashikuar në marrëveshjen ekzistuese. Ndaj nëse ka dy njerëz që meritojnë kreditë për këto përfitime shtesë që mori Shqipëria sot ata janë Aleksis Cipras dhe Sali Berisha. Ironikisht dy kundershtarët më të mëdhenj të qeverisë aktuale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...