FRANCE 24: Shqipëria më qeveri të dobët dhe vendi më i korruptuar në Europë

Shares

Sipas “Francë 24”, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë dhe do të kthehet në një parajsë të mbetjeve. Televizioni francez në një reportazh për ligjin e importimit të mbetjeve në vendin tonë thekson se Shqipëria duhet të kuptojë vështirësitë dhe mundësitë që zotëron.

Televizioni ndërkombëtar “Francë 24” ka realizuar një reportazh për riciklimin e mbetjeve në Shqipëri. Në materialin e përgatitur nga Laurent ROUY dhe Steve AGNEË thuhet se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë dhe ka një Qeveri të dobët që tashmë kërkon të kthehet në një parajsë të mbetjeve. Televizioni francez nënvizon se duhen të marrë parasysh kapacitetet që ka vendi ynë dhe vështirësitë që ky import krijon. Francë 24 thekson se Qeveria Shqiptare kërkon me ngulm miratimin e ligjit që lejon importimin e mbetjeve, ndërsa nënvizohet se shoqëria civile por edhe Presidenti Bujar Nishani e kundërshtojnë këtë.

Në reportazh përmendet edhe interesimi i Italisë në lidhje me çështjen, ku një marrëveshje është nënshkruar mes qytetit të Veronës dhe Tiranës.

Televizioni francez reportazhin e ka pregatitur në Shqipëri, ndërsa ka marrë edhe prononcimin e një biznesmeni të interesuar për miratimin e këtij ligji, shoqërisë civile dhe të Eduart Shalsti, Kryetarit të Veprimtarisë Prodhuese. Sipas këtij të fundit Shqipëria do të importojë vetëm ato mbetje që futen në “listën e gjelbër të BE”. “Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se zhurma e krijuar se Shqipëria do të kthehet në një depozitë të mbetjeve është e pavërtetë. Ajo që ne do të importojmë është ajo që në BE quhet si lista e gjelbër e mbetjeve”, thekson Shalsi.

Ndërsa ambjentalisti Lavdosh Ferruni shprehet se kundërshtimi i qytetarëve tregon se importimi i mbetjeve nuk i përket prespektivës së Shqipërisë.

Gjithashtu France 24 sjell në vëmendje vdekjen e adoleshentit në lanfilldin e sharrës dhe ngjarjet që pasuan. Raportohet edhe heqja nga puna e gazetarit Artan Rama për shkak të investigimit në lidhje me ngjarjen.

Në fund France 24 e mbyll reportazhin duke theksuar se Shqipëria si një vend kandidat për aderimin në BE duhet të zgjidhë problemin me menaxhimin e mbetjeve. Ndërsa nënvizohet se është një rrugë e gjatë për të arritur këtë qëllim.abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...