Gjermania është tronditur sërish nga një sulm tronditës, shkruan “The Sun”. Pas sulmit terrorist në Berlin, në një dyqan në Wiesbaden ka mbetur një person i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.
Sipas mediave gjermane, mbrojtësi i Dynamo Dresden, Marc Wachs, ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë, nga i cili mbeti e vdekur halla e tij dhe i plagosur burri i hallës së tij.
Siç shkruan “Bild”, ai është dërguar me urgjence ne spital dhe i është nënshtruar një operacioni.

Zëdhënësi i policisë, Markus Hoffmann ka konfirmuar për “Bild” se janë në kërkim për dy të dyshuarit, të moshës mes 20 dhe 30 vjeçare.
“Motivi i këtij akti është i paqartë. Ne jemi tani në kërkim të autorëve, madje edhe duke përdorur helikopterë.”, ka theksuar ai.
Ngjarja

Sipas “Bild”, një person kishte shtënë me armë zjarri rreth orës 8.40 te mëngjesit ndaj dyqanit që shet gazeta dhe cigare.
Zëdhënësi i policisë, Markus Hoffmann tha se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












