Tjetër sulm në Turqi, qëllohet mbi ambasadën amerikane

Shares

Një person i armatosur hapi zjarr në ambasadën amerikane në kryeqytetin turk Ankara, disa orë pasi një oficer policie vraus ambasadorin rus në një galeri arti, sipas raporteve lokale. Agresori, i armatosur me një shotgun, u kap në një pikë kontrolli sigurie pasi gjuajti disa plumba, sipas gazetës Sabah. Ai u filmua duke ofenduar policët pas sulmit. Autoritetet kishin përforcuar patrullimet e tyre në ndërtesën diplomatike pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov. Gjatë arrestimit të agresorit ai thotë: “Mos luani me ne”.
Nga sulmi i fundit nuk mbeti asnjë i lënduar. Në një deklaratë për shtyp, ambasada amerikane paralajmëroi udhëtarët amerikanë të qëndrojnë të sigurtë.
Ditën e djeshme ambasadori rus Andrei Karlov u vra nga autori i identifikuar si Mevlut Mert Altintas. Gjithashtu u plagosën dhe 3 persona të tjerë, mes tyre një shtetas i lindur në Shqipëri, por që ishte rezident në Turqi i identifikuar si Anastas Zimbirikali. Autori u vra disa minuta më vonë pasi kreu ekzekutimin e ambasadorit rus gjatë një fjalimi në një galeri artesh në Ankara.
Presidenti turk  Recep Tayyip Erdoğan u shpreh dje se ky ishte një sulm dhe një provokim për prishjen e marrëdhënieve Turqi-Rusi të cilat ishin në procesin e rregullimit, por se Rusia dhe Turqia ka drejtues të cilët nuk bien në një grackë të tillë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...