Me ftesë të Presidentit turk Erdoğan, Kreu i Shtetit, Bujar Nishani i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani u nis për një vizitë zyrtare në krye të delegacionit shqiptar drejt Republikës së Turqisë.
Presidenca njofton se Nishani do të pritet gjatë kësaj vizite të rëndësishme nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Erdoğan, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë si dhe bisedime dypalëshe në krye të delegacioneve zyrtare respektive.
Më pas do të ketë takime dypalëshe me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Ismail Karahman dhe me Kryeministrin turk Binali Yildirim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












