Një akt i rëndë terrorist goditi sot Gjermaninë.
Ky krim makabër ndaj qytetarëve të pafajshëm të Berlinit objektivin parësor ka goditjen e sistemit tonë të vlerave të lirisë dhe paqes.
Partia Demokratike shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe kancelares Merkel.
Si miq, si aleatë dhe partnerë Partia Demokratike shpreh bindjen se kjo valë terrori nuk do të thyejë dot shpirtin e qytetërimit tonë, përkushtimin tonë të vlerat e lirisë dhe demokracisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...












