Shtatzënë dhe në gjendje jo fort të mirë shëndetësore, Eriselda Sulejmani, së bashku me burrin e saj Gentianin, nga Tepelena, u nisën drejt Gjermanisë, duke shpresuar për një jetë më të mirë. Pavarësisht peripecive që iu desh të kalonin ata nuk u dorëzuan, dhe qëndruan të vendosur me shpresën se një ditë do të përfitonin azilin.
Por nuk ndodhi kështu. Vetëm pak muaj pas lindjes së djalit, mjekët i konfirmojnë Eriseldës së ishte sërish shtatzënë. Por gjatë kësaj kohe kur ajo merrte edhe antidepresive, ndodh edhe ndërprerja e shtatzënisë. Fajtor për këtë, çifti i ri bën një mjek gjerman, ndaj të cilit kanë dorëzuar edhe një padi në një Gjykatë në Gjermani.
Nëna e re tregon sesa të vështirë e ka patur ta kalojë këtë situatë të vështirë, ndërsa rrëfen se pas kthimit në Shqipëri, familja i ka qëndruar afër për t’i ardhur në ndihmë.
“Kjo ishte një situatë që e kam përjetuar shumë keq. Akoma u kujtoj ato momente të vështira, dhe peripecitë të kaluam. Pas ndërprerjes së shtatzënisë ne paditëm mjekun në Gjermani. Me kthimin në Shqipëri kam filluar të marr nga pak veten. Po më qëndrojnë të gjithë afër”, rrëfen Eriselda.
Ndërsa psikologja, Olta Hoti, nga studio e emisionit “Me zemër të hapur” në “Neës24”, e ka këshilluar nënë e re që të mos përdorë asnjë lloj medikamenti pa këshillim me specialistin. Sakaq, psikologjia Olta i ofroi ndihmë psikologjike falas.
I riu rrëfen tmerrin në kampin e azilit: Aty gruaja lindi djalin, por…
Një i ri nga Tepelena tregon tmerrin që ka përjetuar në kampin e azilantëve në Gjermani.
Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në “Neës 24”, Gentian Sulejmani tregon se si ka kaluar netët nëpër stola bashkë me bashkëshorten, deri në momentin që vjen në jetë i biri Frenki, për të cilin ka nisur një betejë të gjatë gjyqësore që përfundoi me kthimin e tij në Shqipëri.
Ndonëse ka trokitur në të gjitha ambasadat, Sulejmani thotë se i biri rezulton ende i paregjistruar dhe nuk mund të bëjë dot asnjë vaksinë.
Pse vendosët të largoheshit?
Dëshira për një jetë më të mirë, për të mundësuar më shumë të ardhura, për të lindur fëmijën në Gjermani, pasi nusja ishte shtatzënë. Dhe u nisëm. Një i afërm i nuses kishte shkuar më parë aty.
Nuk ju mjaftonin të ardhurat?
Nuk është se nuk na mjaftonin. Por pas ndarjes nga jeta të babait tim nuk ishim aq të ardhura si më parë. Edhe ardhja ne jetë e një fëmije kërkon disa mundësi më shumë. Pavarësisht se qarkullonin lajme se po kthenin azilantët nga Gjermania, ne vendosëm të mos ktheheshim. Për të shkuar në Frankfurt duhet 300 euro bileta për person. Unë 1200 euro kisha gjithsej me vete. Edhe ato i mora me kredi, edhe akoma paguaj kredinë. Në fillim shkuam në Mynih. Na kanë mbajtur në një kontejner fillimisht, ku mbaheshin personat e sapoardhur. Shkova në një zyrë ku jepeshin informacionet e përgjithshme. Qëndruam një natë aty, na dhanë ushqim veshje. Ditën tjetër shkuam në kamp. Aty ishte mirë. Nuk mund të ankohem. Kishte dhe shqiptarë. Pastaj na transportuan në Dortmund. Me vështirësi kam gjetur trenin. Kemi qëndruar 10 orë në këmbë përgjatë udhëtimit.
Na trego për kushtet?
Ishte një sallë e madhe me 500 veta, flinim nëpër karrige. Gruaja ishte në muajin e 7-të të shtatzënisë. Pati probleme gjatë shtatzënisë, e çoja shpesh në spital. Ata pastaj na transferuan në një tjetër kamp…
Çfarë mendoje në ato momente?
U bëra pishman, e kërkoja Shqipërinë. Ishte e kot të veproja për momentin se pasaportat na i kishin marrë
E doje kthimin?
Po, po e doja. Kisha frikë për fëmijën se rrezikoi në muajin e 7-të.
Si ishte momenti kur erdhi në jetë djali në jetë, data 12 Mars 2015-të?
Thirra ambulancën, shkuam në spital rreth orës 10:00 të mëngjesit, fëmija lindi në darkë vonë, unë isha brenda sallës. Kam qarë nga emocionet, nuk u përmbajta dot. Kisha frikë e shoqërova mjeken deri tek tualeti sa e lanë djalin, kisha frikë mos ma ndërronin, po kur pashë që të gjithë të porsalindurit ishin biondë, ika i sigurt se imi ishte me flokë të zeza.
Çfarë ndryshoi në familjen tuaj pas ardhjes së djalit?
Në jetën tonë solli ndryshi., Djali ka lindur në të njetën datë që më vdiq babia. E shihja si krijesë me fat se s’kishte mundësi që zoti ma solli në një ditë që më mori babain.
Po për fëmijën e dytë, pse menduat kaq herët?
Po menduam të bënim edhe një fëmijë të dytë me idenë mos merrnim ndonjë letër. Bëmë test, rezultoi pozitiv. Nusja i tregoi edhe testin mjekut kur shkuam atje. Por ai në asnjë moment nuk na dha lajmin e mirë që prisnim, na thoshte që shoh në eko disa njolla gjaku. Nusja i tregonte që kam një fëmijë 4 muajsh. Ai i thoshte që s’ka mundësi të mbetesh sërish shtatzënë dhe më pas i dha një medikament që rezultoi fatal për fëmijën…
Ju keni ngritur një padi ndaj mjekut që i ndërpreu shtatzanininë bashkëshortes?
Po
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












