Hetohet për trafikim qeniesh njerëzore, flet deputeti i LSI: Çfarë thashë sot në Prokurori

Shares

Deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami ka folur për mediat pas dëshmisë së dhënë në Prokurori lidhur me dyshimet se ka fshehur një dënim në Itali.
Selami duke folur për atë që kishte dëshmuar, theksoi se, bëhet fjalë vetëm për ndalim nga policia dhe jo dënim.
“Jam ndaluar kur isha me pushime. Nuk kam pasur proces gjyqësor në Itali”, u shpreh ai.
Selami u thërritur sot në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila ka nisur hetimin për çështjen në fjalë. Ai u pyet për rreth 25 minuta nga Sektori i Dekriminalizimit për hetimin e nisur lidhur me akuzat.
Shkak i paraqitjes ka qene thirrja qe Prokuroria i ka bere per te dhene deklarime dhe shpjegime ne lidhje me akuzat e bera se fundmi.
Për deputetin e shumicës doli me deklaratë edhe PD-ja e cila e akuzoi se nuk tregoi se ishte i dënuar.
Ndërkohë vetë Selami i ka quajtur shpifje e sajesa, duke thënë se në Itali ka qene vetëm për biznes dhe nuk ka lidhje me asnjë dënim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...