FOTO/ Del imazhi i njërit prej grabitësve të bankës

Shares

Media kanë  siguruar foton e nje prej autoreve te grabitjes se bankes prane zones se 21 Dhjetorit ne Tirane. Ngjarja ndodhi te henen ne oret e para, ndersa dy autoret e armatosur dhe te maskuar u larguan me motor.
Publikohen pamjet e arratisjes së dy grabitësve të bankës në Tiranë. Ata u larguan pasi grabitën një sasi parash duke kërcënuar me armë rojën e sigurisë së një banke të nivelit të dytë tek zona e “21 Dhjetorit.
Grabitësit u larguan pasi në bankë ra alarmi pa mundur të hapin kasafortën. Videon e ka publikuar Neës 24, ku duket momenti kur grabitësit largohen me shpejtësi në një rrugicë në pjesën e pasme të bankës.
Video është siguruar nga kamerat e sigurisë së subjekteve që ndodhen afër bankës së nivelit të dytë, ndërsa duket qartë motori që kalon në rrugicë. Njëri prej grabitësve duket të ketë veshur xhup të kuq, ndërsa tjetri të zi.
Në momentin e hyrjes në bankë ata mbanin shall dhe kapele për të mos u identifikuar, ndërsa brenda bankës kanë lënë edhe pistoletën me të cilën kërcënuan rojën e bankës.
Ata morën paratë e kasës, pa mundur të arrinin te kasaforta, ndërkohë që harruan brenda edhe një armë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...