Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në minsitrinë e Brendshme ka ndaluar 2 shtetas dhe shpalli 1 në kërkim për vjedhje dhe prodhim e shitje e narkotikësh, njëri prej tyre punonjës zjarrfikës.
Sektori i SHÇBA, Elbasan, në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, ndaloi shtetasin Endrit Disani, nga Librazhdi, me detyrë punonjës i PMNZSH Librazhd.
Ndalimi i 28-vjeçarit u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal të datës 18 dhjetor 2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 134/2 dhe 283 të Kodit Penal.
Gjithashtu u ndalua shtetasi Ardit Hala, banues në Librazhd, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2, e Kodit Penal.
SHÇBA ka shpallur në kërkim edhe shtetasin J. A., i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, me dy të ndaluarit e tjerë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












