Prokuroria e Përgjithshme bëri publikë emrat e zyrtarëve të lartë të cilët janë në shkelje të ligjit të dekriminalizimit.
Dy deputet dhe një kryetar bashkie janë në listën e zezë të Prokurorisë. Ata janë deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, ai i LSI, Shkëlqim Selami dhe kryetari i bashkisë Elvis Rroshi.
Sektori i dekriminalizmit ka siguruar të dhëna:
Tahiri nuk ka deklaruar se në vitin 1995 është dënuar për para të falsifikuara, në 2009 është dënuar në Rovena me 9 muaj burg për makinë me dokumenta të falsifikuara
Shkëqim Selami, nuk ka deklarua arrest me burg për trafikim të qenieve njerëzore në vitin 1994 i cili është ekzekutuar në vitin 2006. Ka qëndruar 1 muaj në paraburgim në Brindizi.
Elvis Rroshi nuk ka deklaruar përdhunimin në grup në vitin 1995, në vitin 1993 është ndaluar në Zyrih për drogë, në vitin 1997 është dëbuar sërish nga Zvicra. Në 2015 ai po hetohej për pastrim parash dhe trafik droge në Zvicër.
Prokuroria i ka akuzuar edhe për falsifikim të deklarimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












