Një i ri që sipas policisë ishte një nga të dyshuarit si bashkëpunëtor në grabitjen e bankës tek “21 dhjetori”, ka shkuar vetë në komisariat duke deklaruar se ai ishte personi në foto, por që nuk kishte të bënte aspak me ngjarjen.
I riu E. Kodra ka shkuar sot në Policinë e Tiranës duke sqaruar pozicionin e tij.
“Unë jam në foto, por unë kam shkuar dhe kam kryer disa veprime në bankomatin e bankës. Jam i pafajshëm dhe nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen”, mësohet të ketë thënë Kodra për policinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...












