Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar një letër kancelares merkes fill pas aktit terrorist në Berlin.
Letra:
“E nderuar Zonja Kancelare
Me dhimbje dhe indinjatë mësova mbrëmë për sulmin terrorist në Berlin ku shumë njerëz u vranë e u plagosën rëndë. Agresorët e shefat e tyre nuk synonin thjesht të vrisnin njerëz të rastësishëm në një treg Krishtlindjesh, por të godisnin Gjermaninë me rolin lider të saj në Europë e më gjerë, për mbrojtjen e vlerave dhe lirive tona.
Më lejoni që në emër te Partisë Demokratike të Shqipërisë t’ju shpreh Ju dhe popullit gjerman solidaritetin më të fuqishëm. Ndërsa lutemi për viktimat, ngushëllojmë familjet e tyre dhe jemi pranë të mbijetuarve.
Sinqerisht i juaji,
Lulzim Basha
Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë”

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












