Arrestohen 9 shqiptarë në Janinë, u sekuestrohen 173 kg marijuanë dhe 77 mijë euro

Shares

Në një operacion të policisë greke në Janinë janë arrestuar 9 shtetas shqiptarë. Grupi i shqiptarëve mësohet se merrej me trafikimin e kokainës dhe marijuanës. Të arrestuarit janë të moshës 26 deri në 45, ndërkohë që është arrestuar dhe një shtetas tjetër grek. Nga ana tjetër, policia ka shpallur në kërkim kreun e bandës një shqiptar 41 vjeç që ndodhet aktualisht në territorin shqiptar.
Gjatë operacioni policia greke ka sekuestruar 173 kg marijuanë, 277 gramë kokainë si dhe 77 mijë euro cash. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 5 makina, 1 taxi, 4 peshore, 65 fishekë, 1 shkop metalik dhe 43 celulare.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky grup ka kryer në 113 raste trafikim dhe shpërndarje të drogës në Greqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...