VIDEO +18 – PAMJE TE RENDA/ Atentati në Ankara, humb jetën në spital ambasadori rus në Turqi, ja momenti i atentatit

Shares

Ka humbur jetën në spital, ambasadori rus në Turqi, i plagosur mbrëmjen e sotme në Ankara.
Ambasadori rus në Turqi mbeti i plagosur ndërsa u sulmua në një ekspozitë pikture. Ai ka qenë duke mbajtur një fjalim kur është qëlluar pas shpine. Tre persona të tjerë raportohet se janë plagosur.
Sipas CNN turk, të shtënat me armë kanë vijuar për disa minuta, ndërsa autori më pas është qëlluar nga policia.
Mediat turke kanë publikuar pamjet e para të personit që dyshohet se qëlloi diplomatin rus Andrey Karlov. Madje thuhet se atij i është gjetur një kartë polici. Po kështu dëshmitarët kanë thënë se autori ka bërtitur “Allahu Ekber”, para se të qëllonte, por ka edhe nga ata që thonë se përmendi Aleppon. Ghithsesi informacionet janë ende konfuze.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...