Shtyrja e ligji i lojërave të fatit, për interesat e ngushta klienteliste të qeverisë

Shares

PD ka denoncuar shtyrjen për dy vjet nga qeveria, të efektit të ligjit për lojërat e fatit.
Sipas deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, kjo shtyrje bëhet për interesat e ngushta klienteliste të qeverisë, raporton DRONI.al.
“Ndërkohë, nga ana tjetër, ministria ka dështuar për të plotësuar të gjithë vendimet e Këshillit të Ministrave, të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e ministrit në zbatim të këtij ligji. I vetmi udhëzim, e vetmja VKM që ka dalë në fund të shtatorit lidhet me koncesionin e sistemit të monitorimit on-line të lojërave të fatit”, shprehet midis të tjerave deputetja demokrate.

Deklarata e plotë, Jorida Tabaku për shtyrjen që qeveria i bën me 2 vite zbatimit të ligjit


jorida tabaku_copy_2Jam këtu për të deklaruar qëndrimin kundër të Partisë Demokratike për shtyrjen e afatit për lojërat e fatit. Ne u shprehëm qartë në komision. Partia Demokratike nuk mund të bëhet pjesë e kësaj afere dhe nga ana tjetër është një nga premtimet e pa mbajtura që kjo qeveri nisi me bujë, propagandë dhe zhurmë të madhe.
Asnjë nga aksionet që këta kanë nisur nuk ka zgjatur deri më sot.
Nuk ka zgjatur ajo kundër pikave të karburantit. Nuk ka zgjatur ajo kundër, kundër informalitetit, ashtu si nuk zgjati kjo e lojërave të fatit. Në fakt, gjatë diskutimeve 8 mujore të ligjit të lojërave të fatit në Komisionin e Ekonomisë vitin e kaluar, ne kemi dhënë mendimet tona konstruktive.
Kemi bërë ndryshime në ligj dhe tani thjeshtë për interesa të ngushta ato kërkojnë që ta shtyjnë me 2 vite afatin e zbatimit të tij.
Ndërkohë, nga ana tjetër, ministria ka dështuar për të plotësuar të gjithë vendimet e Këshillit të Ministrave, të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e ministrit në zbatim të këtij ligji. I vetmi udhëzim, e vetmja VKM që ka dalë në fund të shtatorit lidhet me koncesionin e sistemit të monitorimit on-line të lojërave të fatit. Asnjë nga VKM-të e tjera për ta bërë këtë ligj të zbatueshëm nuk ka dalë. Nëse kjo është mungesë vullneti, është paaftësi apo interes klientelist, besoj se këtë e kanë të qartë që të gjithë.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...