Partia Socialiste do të thërrasë këtë të premte Asamblenë Kombëtare të saj për të bërë bilancin e vitit 2016. Përveç kësaj pike, në rend të ditës do të jenë edhe 6 çështje të tjera që kanë të bëjnë me organizimin e partisë në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Në pikën e fundit të rendit, bën pjesë dhe propozimi i Kryesisë së PS-së për shkarkimin e ish-deputetit Koço Kokëdhima si Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.
Në mbledhjen e parashikuar për të premten në orën 10:00 gjithashtu, socialistët do të zgjedhin një kryefinancier dhe Këshillin e Mbikëqyrjes Financiare të Partisë.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












