Mësuesit kërcënojnë me grevë nëse nuk marrin shpërblimin e fundvitit. Sindikalistët takuan ministren e arsimit, Lindita Nikolla, e cila u premtoi se do ta diskutojë çështjen me Ministrinë e Financave.
Mësuesit paralajmërojnë se do të bojkotojnë mësimin nëse qeveria nuk do tu japë shpërblimin e fundvitit. Fjala është për 10 mijë lekëshin e parashikuar në kontratën e punës ndonëse thonë se nuk e marrin që prej vitit 2012. Në emër të mësuesve foli Kryetari i Sindikatës së Arsimtarëve, pas takimit gati dy orësh me ministren e arsimit, Lindita Nikolla.
Nëse pas këtij takimi nuk arrihet një marrëveshje, Kaptelli thotë se dy sindikatat anëtare të të cilave janë rreth 80% e mësuesve do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre me protesta sikurse ndodhi javën e shkuar, por edhe grevë.
Nga takimi me ministren Nikolla, sindikalistët dolën me shpresën se do të paguhen edhe për orët që kanë punuar mbi normë për provimet e lirimit dhe maturës shtetërore, gjithashtu dhe transporti i plotë për ato që japin mësim larg vendbanimit të tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












