Kundërshtoi Policinë Rrugore, gjykata lë të lirë avokatin e njohur

Shares

Avokati Genc Gjokutaj, i cili u vu në pranga për arsye se kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe për refuzim të testit e alkoolit me aparatin Drager është liruar nga masa e arrestit me burg. Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën “detyrim paraqitjeje” për avokatin e njohur.
Policia e Tiranës shpjegoi dje rrethanat e arrestimit të avokatit 49-vjeçar, duke thënë se për shkak të refuzimit të testit të alkoolit, atij i është marrë një kampion gjak, që do të analizohet për të vërtetuar nëse ka qenë i dehur në momentin që drejtonte makinën.
Pavarësisht se ndaj tij janë ngritur dy akuza mosbindje ndaj urdhrit të Policisë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa dëshmi, gjykata ka pranuar kërkesën për t’u hetuar në liri.
Mbrëmjen e së shtunës, Gjokutaj u shoqërua në Spitalin e Traumës, ku është marrë edhe kampioni i gjakut dhe në bazë të analizës do të përcaktohet përqindja e masës së alkoolit në gjak, që do të konsiderohet provë ligjore.
Të shtunën, rreth orës 20:20, te sheshi Nënë Tereza,  duke drejtuar automjetin tip Mercedes Benz nuk i është bindur sinjalit të punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar, i kanë kërkuar dokumentet e mjetit. Ai nuk ka pranuar u japë dokumentet punonjësve të Policisë, por ka filluar t’i ofendojë ata.
Ndodhur në këto kushte, punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar së bashku me mjetin në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale. Ky shtetas dyshohet se e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i është marrë kampion gjaku, pasi ka refuzuar të kryejë testin e alkoolit me aparatin ‘Drager’, bëri me dije Policia.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...