Krujë, aksidentohet për vdekje polici i burgjeve, arratiset autori me BMW X5

Shares

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen  enjë polici burgjesh, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë.
Burime të Policisë vendore, bënë të ditur për DRONI.al, se rreth orës 22:20, te Mbikalimi i Fushë-Krujës një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin V. Dervishaj, 50 vjeç, punonjës policie në burgun e Fushë-Krujës.
Fatkeqësisht, i aksidentuar ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e mjetit tip BMW X5, ngjyrë e zezë dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorit.
Aksidenti i sotëm, është rasti i përsëritur, pas humbjes së jetës së dy kolegëve të 50-vjeçarit, në Korçë, disa javë më parë.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...