Gramoz Ruçi dhe Stefan Çipa dështojnë në tentativën për të sabotuar takimin e Koço Kokëdhimës në Athinë

Shares

Qindra emigrantë janë “rebeluar” me gjithë përpjekjet e gjithanshme, kërcënimeve të prera me anë të telefonave, për të sabotuar aktivitetin e Koço Kokëdhimës, i cili ia doli ta zhvillojë këtë takim.
Salla ishte e tejmbushur, me gjithë telefonat e bëra nga ana e Gramoz Ruçit dhe Stefan Çipës për të injoruar Kokëdhimën, raste që u denoncuan nga vetë pjesëmarrësit në takim.
Sipas ish-zëdhënësi i degës së PS-së në Greqi, Shpëtim Zinxhiria sado që praktikisht u tentua për të krijuar incidente, në dy raste u dëbuan nga vetë emigrantët.
“Nëse kjo nuk përbën një turp, atëherë si mund të quhet?”, pyet Zinxhiria.
“Por me gjithë këto akte që nuk i shkon përshtat drejtuesve të PS-së në qendër, Koço Kokëdhima, sekretari i Partisë Socialiste për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, për asnjë çast nuk e vuri në dyshim pjesëmarrjen, pasi si një politikan i vjetër me një eksperiencë shumë vjeçare kishte besim se, jo të gjithë emigrantët socialistë janë me të vjetrën, për një parti të mbyllur me parime jodemokratike.
Ai ishte i sigurt se nga ky aktivitet do të dilte fitimtar pasi kishte mesazh të qartë për të gjithë socialistët, kishte platformën e tij, kishte besimin në suksesin e arritur ne Sarandë e në Vlorë, se të gjithë duam më të mirën”, shprehet më tej ish-zëdhënësi i degës së PS-së në Athinë, i cili saktëson se në takim salla ishte e tejmbushur nga emigrantë që i besonin platformës së Koço Kokëdhimës, platformës për një reformim brenda partisë, me parime demokratike.
Përmes një fjalimi 30 minutësh, Kokëdhima shpalosi platformën e tij. Pas fjalimit, iu përgjigj pyetjeve të shumta të emigrantëve.

koco kokedhima - shpetim zinxhiria

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...