Gjendet i masakruar një burrë në lagjen “Ali Demi”
Trupi i një personi në gjendje të rëndë është gjetur në orët e para të ditës së sotme. Personi i cili ka qenë i shtrirë dhe dëmtuar në pjesë të ndryshme të fytyrës është gjetur në rrugën “Shemsi Haka”, në lagjen e “Ali Demit” në Tiranë.
Burime nga policia thanë se, rreth orës 01:30, në rrugën “Shemsi Haka”, është gjetur i shtrirë në tokë, një person i paidentifikuar, i dëmtuar në pjesën e fytyrës, i cili është dërguar Spitalin Ushtarak ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga informacionet e para dyshohet se personi i dëmtuar ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa është duke u punuar për identifikimin e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












