Një kamion është futur në një treg krishtlindjesh në Berlin të Gjermanisë duke shkaktuar të paktën 9 viktima. Sulmi dyshohet paraprakisht se është terrorist.
Policia e Berlinit thotë se deri tani janë 9 të vdekur e 50 të plagosur.
Sipas raportimeve lokale, shoferi nuk është kapur ende, dhe policia është në kërkim të tij.
Klientët e tmerruar kanë postuar në Twitter imazhe nga skena e incidentit, që vjen vetëm një orë pasi ambasadori rus u qëllua për vdekje në Ankara.
Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shtrirë në tokë dhe tezga të rrëzuara.
Policia tha se dyshon se kamioni është përplasur qëllimisht për turmën, raporton BBC. Tregu ndodhet në Breitscheidplatz, pranë kishës Kaiser Wilhelm.
Ngjarja është e ngjashme me atë korrikut në Nice të Francës.


/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

















