Një zjarr i rënë mbrëmjen sotme në një banesë në Tiranë, ka përfunduar në mënyrë tragjike për një 50-vjeçar.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se rreth orës 20:30, te rruga “Petro Nini Luarasi”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e pestë të një pallati. Si pasojë e zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi Adrian Fetiu rreth 50 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë asfiksimi, ku më pas trupi i viktimës është përfshirë nga flakët.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












