EMRAT/ Operacioni antidrogë në Shqipëri e Itali, trafikim lëndësh narkotike në vendet e BE, në pranga 22 persona

Shares

Policia e Shtetit  ka zhvilluar një tjetër operacion antidrogë me Policinë Italiane.
Operacioni i koduar “Boaster” ka sjellë arrestimin  e 22 personave  në Itali e Shqipëri, 20 prej tyre në Itali dhe 2 në Shqipëri.
Operacioni ka nisur në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Në kuadër të Operacionit “Boaster”, sot në orën 06:00, në vendin tonë dhe në Itali janë arrestuar gjithsej 22 persona si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike me shtrirje në vendin tonë dhe në vendet e BE-së. Nga 22 shtetasit e arrestuar, 2 prej tyre janë arrestuar në vendin tonë në orët e para të mëngjesit.
Operacioni ka filluar në të njëjtën orë dhe është ende në zhvillim.
Nga Strukturat e Policisë së Shtetit të përfshira në këtë operacion  janë arrestuar shtetasit:

•         Enea(Eldi) MILLA (DOMA), 32 vjeç,  lindur në Tiranë,

•         Adriatik ALSHABANI, 29 vjeç, lindur në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...