Digjet makina e këngëtarit dhe kompozitorit shqiptar, zjarri i qëllimshëm

Shares

Një parking i nëndheshëm në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës. Parkingu ndodhet pranë sheshit “Willson”, dhe mësohet se flakët kanë djegur disa prej automjeteve që ndodheshin aty.
Mësohet se një prej makinave të djegura është e këngëtarit të njohur, Flor Mumajesi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Ymer Kurti” prapa Postës 8, në njësinë administrative 5.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe 5 zjarrfikëse që kanë lokalizuar flakët .
Policia thote se zjarri ka rene ne nje mjet i cili ndodhej ne garazh.
Kamerat ditën e sotme kanë pikasur një 30 vjecar që futet në garazh dhe ndez dy bidona me benzinë mbi makinën e Flor Mumajesit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...