Kryetari i PD-së, Lulzim Basha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të forcave politike shqiptare në Maqedoni, gjatë një takimi që kidhte me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas Bashës një bashkëpunim më i mirë do të ndikonte në çuarjen përpara të të drejtave të shqiptarëve atje në realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të papërmbushura të Marrëveshjes së Ohrit, në veçanti çështja e gjuhës.
Kryetari i Partisë Demokratike shprehu bindjen se përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme të Maqedonisë duhet të garantojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve si dhe të ndihmojë në pershpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO si garanci për stabilitetin dhe për të drejtat e shqiptarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/