Grupi i drogave të forta që u arrestua sot në Durrës kishte klientë kryesisht zyrtarë të huaj të organizatave ndërkombëtare.
Florian Likmeta 41 vjeç, të cilin e shihni në këtë foto të siguruar nga Televizioni Klan, cilësohet nga policia si koka e grupit, ku bënin pjesë edhe Detar Rama dhe Erti Bllaca.
Këta dy të fundit sipas policisë ishin shpërndarësit e Likmetës dhe u kapën të parët nga blutë, pranë Bashkisë së Durrësit. Pas tyre në zonën e Plazhit, policia kreu kontrolle, ku arrestua Likmeta.
Grupi dyshohet se shpërndante lëndën narkotike në pabet e zonës së Plazhit, në Currila, pranë zonës së Vollgës, bashkisë dhe zona të tjera, raporton tv klan.
Personat e shpërndanin kokainën dhe marijaunën, me motor, apo biçikletë, për të mos rënë në sytë e policisë. I arrestuari Likmeta, ka vetëm pak muaj që është liruar nga burgu, pasi në vitin 2014, ishte arrestuar po me kokainë.
Ai ishe dënuar me pesë vite bug, por pas vuajtjes së dy viteve burg, ai kishte dalë me kusht. Ndërkaq, tashmë Likmeta, pas dënimit që mund të marrë në lidhje me këtë rast, duhet të vuajë edhe tri vite burg, për dënimin e parë për të cilin ishte liruar me kusht.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/