VIDEO/ Çfarë nuk u pa në Kuvend, tjetër “hall” ka Arben Ahmetaj, tjetër Musa Ulqini

Shares

Në parlament ka edhe momente kur deputetët lirohen nga kostumi zyrtar dhe kanë kohë të shkëmbejnë edhe përshëndetje apo biseda me njeri-tjetrin.
Emisioni “Kjo javë” i gazetares Nisida Tufa në “News 24” ka sjellë pamje nga seanca e kaluar parlamentare ku kanë rënë në sy miklimet e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj ndaj disa deputetëve të mazhorancës dhe ministrave të qeverisë.
Ajo që bie në sy është një xhest i pazakonstë i ministrit që ndoshta për forcë zakoni i ka përkëdhelur të gjithë deputetët, femra e meshkuj, përshi edhe ministrat socialist që ka takuar në seancë.
Gjatë punimeve plenare, kamera e “News 24” ka kapur edhe disa SMS mes deputetit socialist, Musa Ulqini dhe rrobaqepësit të tij.
Pavarësisht se e enjtja e kaluar ishte një nga ditët më të rëndësishme të Parlamentit sepse do miratohej Buxheti i vitit 2017, Ulqini më shumë se sa tek ekonomia e vendit e kishte përqendruar vëmendjen te kostumi i radhës “handmade” që kishte porositur.

SMS-të mes deputetit socialist, Musa Ulqini dhe rrobaqepësit, Adrian Sulo

Rrobaqepwsi:
Përshëndetje! Si po kalon? Nëse mundeni sot ejani për një provë të dytë, më thuaj për orën e mbasdites që t’ju pres. Flm. Adrian Sulo
Musa
Ulqini: Flm z.Ardian. Në orën 17:00. Ok?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...