Vasili i përgjigjet Bashës: LSI është e ndershme

Vasili i përgjigjet Bashës: LSI është e ndershme

80
0
Shares

Pas akuzave të Partisë Demokratike se LSI është bashkëfajtore e vjedhjeve të kësaj qeverie dhe se “nuk e fsheh dot kokën me një amendament kundër koncesionit të laboratorëve” ka ardhur reagimi i partisë së Ilir Metës. Me anë të Petrit Vasilit, kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së, PD konsiderohet jashtë realitetit.
“Basha të zgjedhë realitetin ose qiellin e shtatë, të ndajë se ku është, këtu apo në Holandë”, thotë Vasili që vijon, problemi i PD-së nuk është LSI-ja, por oligarkia. LSI ka mbi të gjitha aleancën për qytetarin dhe interesin me qytetaret”.
Vasili u përgjigjet edhe akuzave për deputetin Shkëlqim Selami që akuzohet se ka qenë i dënuar në Itali dhe e ka fshehur këtë në formularin e dekrimanlizmit.
“Dekriminalizimi është standard i pa negociueshem i LSI-së. Nuk kam pasur informacion për asnjë deputet me rekorde të tilla. Ne kemi dhënë mbështetje totale prokurorisë për të zbardhur çështjen. Kushdo ka probleme me dekriminalizimin nuk është me pjese e LSI-së. Dekriminalizimi themel për suksesin e reformës ne drejtësi dhe zgjedhjeve te lira dhe te ndershme”, thotë Vasili.
“LSI është e ndershme ne zbatimin e marrëveshjeve politike dhe se kudo që interesi publik e kërkon ne do ta mbështesim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY