Kryeministri Edi Rama vazhdon të këmbëngulë se në 2 janar, këtu, në Pallatin e Kongreseve do të performohet “koncerit i Vjenës”.
Sot, “i ekzaltuar”, duke shpërndarë në rrjetet sociale, ai ka shpërndarë një foto, bashkë me komentin se “radha për bileta për Koncertin e Vienës në Tiranë, më 2 janar një event artistik unikal që duam ta kthejmë në traditë kulturore të kryeqytetit të Shqipërisë Europiane”.

Mashtrimi i parë
Orkestra e Vjenës ka 222 instrumentistë, në Tiranë vijnë vetëm 3 + 1
Nga ueb site zyrtar i Orkestrës së Filarmonisë së Vjenës, mësohet se kjo orkestër ka gjithsej 222 instrumentistë.

Sa për dijeni, mësohet se kjo orkestër, ka në përbërjen e saj gjithsej 22 instrumentistë, violinë e dytë dhe 14 instrumentistë që luajnë në violincelë.

Mashtrimi i dytë
Çmimi më i shtrenjtë i biletës në Tiranë, konkurron çmimin më të lirë të çmimit të biletës në Vjenë
Çmimi i biletës së “koncertit të Vjenës” në Tiranë, nuk e justifikon, “shpërnguljen”, e këtij koncerti nga kryeqyteti austriak në atë shqiptar.

Ndërsa në “koncertin e Vjenës” në Tiranë, çmimi më i lirë për një biletë shkon 3 mijë lekë (të reja), ndërsa çmimi më i shtrenjtë, 7 mijë lekë (të reja).

DRONI.al
Për më shumë mund të lexoni edhe …
MASHTRIMI EDI RAMËS/ Koncerti i Vjenës në Tiranë, koncert i Shkëlzen Dolit me tre shokë të tij
/web/MASHTRIMI_EDI_RAM_S_Koncerti_i_Vjenes_ne_Tirane_koncert_i_Shkelzen_Dolit_me_tre_shoke_te_tij_30695_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












