Klement Balili apo i njohur ndryshe si “Eskobar i Ballkanit” është personi më i kërkuar nga policia shqiptare.
Aktualisht prokurorët e Task Forcës pranë Krimeve të Rënda po identifikojnë pasuritë dhe llogaritë e tij bankare për t’ju drejtuar më pas Gjykatës me kërkesën për sekuestro konservative deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. Kjo për shkak se ndaj Balilit është regjistruar edhe një hetim i dytë sipas ligjit “Antimafia” për pasuritë e 43vjeçarit, i cili tashmë jeton në arrati.
Pasuria e “Eskobarit të Ballkanit” mendohet të kapë shifra marramendese por siç mëson ekskluzivisht “BalkanËeb” në emrin e tij janë regjistruar në Shqipëri vetëm dy biznese që në fakt kanë një aktivitet të shtrirë në shumë fusha.

Klement Balili është 100% aksioner apo i thënë ndryshe pronari i vetëm i këtij restoranti, fakt që del për herë të parë. Ky biznes figuron ende në pronësi të Balilit dhe ndryshe nga sa është përfolur në media ndaj tij nuk figuron asnjë vendim për sekuestro.

Gjithashtu, Klement Balili është 100% aksioner i kësaj kompanie e cila është themeluar në 30 qershor 2008 dhe ka regjistruar aktivitetin deri në 30 qershor të vitit 2058.
Ndërkohë, prej kohës kur ndaj “Eskobarit të Ballkanit” është lëshuar një urdhër arresti ai ka nxituar të pezullojë aktivitetin e kompanive të tij, ndoshta në tentativë për t’i shpëtuar një sekuestroje të mundshme. Dhe ia ka arritur sepse zyrtarisht këto prona nuk janë prekur ende nga efektet e ligjit Antimafia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











