Prokuroria e Përgjithshme ka dyshime se deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami nuk ka bërë deklarim të sakte dhe ka fshehur një dënim.
Një shkresë e Prokurorisë së Përgjithshme, që mban datën 14 dhjetor drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë “se pas bërjes publike të formularit të vetëdeklarimit të deputetit Shkëlqim Selami rezulton se ka mospërputhje informacioni sa i përket të dhënave të paraqitura në formular nga subjekti deklarues”.

Burime të prokurorisë thanë se dyshohet që deputeti Selami të ketë fshehur një dënim në Itali në fillim të viteve ‘90, për trafik te qenieve njerëzorë.
Në formularin e depozituar në KQZ, deputeti i LSI-së në Qarkun e Vlorës pranon të ketë ndryshuar mbiemrin me vendim gjykate nga Selamemini në Selami.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












