DETAJE/ Ja si e vrau dhe e hodhi në shkurre taksistin

Shares

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë nën akuzën se ka vrarë një taksist në këtë qytet.
Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur me 14 dhjetor 2016. Mësohet se taksisti është Idriz Kariqi, 65 vjeç.
“Me datë 15.12.2016 në orën 22:00 në fshatin Greth të njësisë administrative Kryevidh në anë të rrugës, në disa shkurre është gjetur i vrarë me thikë shtetasi Idriz Kariqi”.
Kanë qenë familjarët e viktimës, të cilët kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e të afërmit të tyre.
Policia thotë se “24-vjeçari ka kërkuar që taksisti ta çonte në grykderdhjen e Shkumbinit dhe aty e ka goditur me thikë. Pas kësaj ai ka nxjerrë trupin e viktimës nga mjeti dhe është larguar me taksinë”.
Disa minuta me pas ka përplasur taksinë dhe e ka çuar ne një servis. Këtu është zbuluar nga policia, e cila mbrëmjen e 15 dhjetorit 2016 ka bërë dhe arrestimin e tij.
Pas arrestimit, 24 vjeçari, Musa Saraçi, me banim në Gose të Rrogizhinës ka treguar te gjithe ngjarjen dhe vendin ku e kishte hedhur trupin e viktimes.

Njoftimi i policisë

Rreth ores 09.00 te dates 14.12.2016, shtetasi Idriz Hysen Kariqi datl 10. 04. 1951 Kavaje ne vendin e quajtur sheshi para spitalit Kavaje  eshte prenotuar si taksi nga nje person i pa identifikuar dhe pas ketij momenti ka humbur kontaktet me familjaret dhe te afermit. Ne baze te kallezimit te familjareve eshte bere shpallja ne kerkim e shtetasit Idriz Kariqi dhe e mjetit te tij dhe materialet i kane kaluar prokurorise Kavaje.
Me date 15. 12. 2016 ora 22.00 ne fshatin Greth te Njesise administrative Kryevidh ne ane te rruges ne disa shkurre eshte gjendur i vrare me thike shtetasi Idriz Kariqi. Nga puna hetimore eshte identifikuar autori i kesaj ngjarje i cili eshte shtetasi Musa Saraci 24 vjec me banim ne Gose Rrogozhine. Po ashtu eshte gjendur dhe mjeti i viktimes “Benz” 250 me targa KJ 6844 A, me portabagazh i bardhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...