VENDIMI/ Trajneri maniak i fajshëm, por i shpëton burgut

Shares

Gjykata e Tiranës deklaroi të fajshëm një ish-trajner futbolli, të akuzuar për “ngacmim seksual” të dy djemve të mitur.
Referuar vendimit të shpallur nga gjyqtari Besnik Hoxha, i pandehuri Sokol Metaj u dënua me 3 vjet heqje lirie, por ai nuk do të qëndrojë në qeli.
Në të njëjtin vendim Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, për pjesën e mbetur të vuajtjes së dënimit, 1 vit e 5 muaj. Gjatë kësaj kohe, Metaj duhet të “ngujohet” në shtëpi dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.
“I dënuari mund të largohet nga banesa vetëm për arsye shëndetësore, duke njoftuar e marrë miratimin e Shërbimit të Provës”, urdhëron Gjykata në vendim.
Procedimi penal ndaj ish-trajnerit të moshave të reja nisi në nëntor 2015. Ndërsa shkoi të mjekohet në Spitalin e Traumës në Tiranë, Metaj pretendoi se ishte goditur nga dy minorenët K. Gj., dhe R. V.
Por në të njëjtën ditë, dy gjimnazistët e kallëzuan atë për “ngacmim seksual”. Njëri prej të rinjve pretendoi se i pandehuri e kishte ngacmuar në vijimësi seksualisht me fjalë dhe me veprime konkrete, duke tentuar të prekë në vende intime. Referuar vendimit të gjykatës, i dëmtuarit K. Gj. është njohur me të pandehurin përmes një shokut të tij.
Ata kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe kanë komunikuar disa herë. Sipas të dëmtuarit, gjatë bisedës së zhvilluar mes tyre, i pandehuri i ka drejtuar pyetje të tilla si p.sh., “A ke qejf të rrish me mua?”, “A të pëlqej?”, “Do më përgjigjesh mua sa herë që unë dua të rri me ty?”. Në një nga takimet, Metaj ka tentuar ta prekë fizikisht të dëmtuarin.
Për këtë shkak, K. Gj., ka ftuar shokun e tij R. V., për t’i ngritur një kurth Metajt, duke ia prezantuar si një nga “ata që ai donte”. Metaj i ka dërguar dy të rinjtë në një rrugicë të parrahur nga kalimtarë. Kur ka tentuar të rrijë vetëm me njërin prej tyre, ata e kanë qëlluar me grusht në fytyrë dhe janë larguar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...