Tatimet e Tiranës kërcënojnë bizneset me gjoba

Tatimet e Tiranës kërcënojnë bizneset me gjoba

117
0
Shares

Dega Rajonale e Tatimeve të Tiranës ka njoftuar bizneset se deri më datën 10 janar 2017 duhet të dorëzojnë inventarin analitik të datës 31. 12. 2016. Në një njoftim të dërguar të gjithë tatimpaguesve, thuhet se informacioni në lidhje me inventarin do të jetë prezent më 31 dhjetor dhe më datën 1 janar do të ngarkohet elektronikisht në e-filling në rubrikën “dokumentet e mia”.
“Ky informacion duhet të depozitohet pranë drejtorisë sonë brenda datës 10. 01. 2017 në formë shkresore si dhe të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-filing në rubrikën dokumentet e mia”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.
Njoftimi që ka firmën e drejtorit rajonal, Stefanaq Kote, cilëson se, nëse të dhënat nuk dorëzohen në afatin e kërkuar atëherë tatimpaguesit do të penalizohen me gjobë sipas nenit 126 të parashikuar në ligjin e procedurës tatimore.
Tatimet i kanë lajmëruar bizneset në rast të mosrespektimit të afatit për dorëzimin e inventarit, përveç gjobës do të jenë objekt i verifikimit nga administrate tatimore e DRT Tiranë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, më herët gjatë këtij viti është pozicionuar në kontrolle me fokus inventarët në kuadër të fazës së dytë të aksionit antiinformalitet.
Fillimisht bizneseve ju la një hapësirë vetëkorrigjimi, por në shumë raste procedura nuk funksionoi pasi shumë biznese janë gjobitur me pa të drejtë nga tatimet në momentin kur kanë deklaruar vetëkorrigjimin. Rastet të tilla janë njoftuar edhe nga raportet rutinë të Avokatit të Tatimpaguesve.
Gjatë këtij viti, kontrolli i bizneseve me bazë inventarin do të bëhet me bazë risku. Tashmë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka analizuar bizneset që kanë informalitetin më të lartë dhe mbi këtë përzgjedhje do të bëhet edhe verifikimi i bizneseve në lidhje me inventarët. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY