Indrit Dida u shpall fajtor në gjykatën e Guildford Croën në East Horsley, për akuzën e shpërndarjes së kokainës me dhe posedimit të dokumenteve false të identifikimit.
Në gjykatë ai tha se ishte ndaluar nga oficerët e policisë, ndërkohë që ishte në një “Mercedes-Benz” sepse kishte me vete një patentë ilegale portugeze.
Kur ata kishin bërë kontrollin e makinës kishin gjetur 17 gr kokainë dhe një dokument sigurimi të dikujt tjetër me qëllimin që t’i jepte Didës leje për të qarkulluar me makinë.
Dida u shpall fajtor më 13 tetor dhe u dënua me 27 muaj burg nga gjyqtari Stephen Climie, sepse u kap me drogë të vlerës 1200 paund dhe me një dokument fals identifikimi.
Pala lehtësuese që përfaqësohej nga Rachel Ottley tha në gjykatë se Dida ishte shpallur fajtor duke iu rrëfyer policëve në rrugë.
“Ai është shqiptar dhe vazhdonte universitetin atje për administrim biznesi. Nuk ka mbështetje për shpenzimet studentore atje, asnjë bursë. Ai ndihej i dëshpëruar në kërkim të parave dhe u vu në kontakt me njerëzit që i thanë se mund ta ndihmonin. Nuk mori asnjë cent sepse u arrestua ditën që kishte dalë për të shpërndarë drogë. Do ju kisha sugjeruar që dënimi të ishte minimal”, u shpreh ajo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/