Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Brendshme, ka filluar verifikimet për ligjshmërinë e veprimeve dhe nëse janë zbatuar ose jo të gjitha procedurat standarde të punës nga ana e Policisë në kontrollin e ushtruar në lokalin e Sokol Nanos, djalit të Fatos Nanos.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, mësohet se “në lidhje me veprimet e kryera nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik në ambientet e lokalit me Administrator, Sokol Nano në komunikatën e datës 14. 12. 2016 e Policisë Vendore Tiranë thuhej se janë referuar materialet për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm” në ngarkim të shtetasit Sokol Nanos, ju sqarojmë se:
Në lidhje me mangësitë e konstatuara në këtë subjekt, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P. Tiranë janë akoma duke kryer veprimet përkatëse verifikuese.
Theksojmë se njoftimi në komunikatën e datës 14.12.2016 ka të bëje me të dhënat paraprake të kryera nga Policia.
Sqarojmë opinionin se referimi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Oficerët e Policisë Gjyqësore bëhet vetëm pasi merret informacioni i nevojshëm nga agjencitë e tjera ligj-zbatuese.
Në lidhje me sa me lart, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat është duke kryer verifikimet e nevojshme për ligjshmërinë e veprimeve dhe nëse janë zbatuar ose jo të gjitha procedurat standarde të punës nga ana e Policisë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/