Përdhunonte vajzën e shokut, arrestohet 39-vjeçari pas denoncimit nga babai i minorenes

Përdhunonte vajzën e shokut, arrestohet 39-vjeçari pas denoncimit nga babai i minorenes

63
0
Shares

Një 39-vjeçar, Lulzim Bardhi, u arrestua nga Komisariati numër 2 i policisë, në kryeqytet për përdhunimin sistematik të një vajze 14-vjeçare.
Abuzimi seksual për së paku disa muajsh u zbulua vetëm mbrëmjen e të mërkurës, nga babai i vajzës së mitur.
Ai tregon se ishte shok me të arrestuarin dhe se të dy banonin ne ambientet e konviktit të Shkollës së Mesme të Hoteleri-Turizmit, në kryeqytet.
39-vjeçari u denoncua fillimisht për veprime të turpshme, por dyshimet e policisë bazuar ne rrëfimin e vajzës janë se abuzimi seksual mund të ketë ndodhur për më shumë se një vit rresht.
E mitura nuk ka mundur t’iu tregojë prindërve për shkak të kërcënimit të 39-vjeçarit. Lulzim Bardhi u arrestua me akuzën e kryerjes se marrëdhënieve seksuale me dhune me fqinjën e tij 14-vjeçare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY