Zv/Kryeministri Niko Peleshi i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako që akuzohet se ka ndikuar në lirimin e Lulzim Berishës duke dhënë garanci për punësim të tij në institucionin që Dako drejton.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, Peleshi i është drejtuar opozitës duke thënë se është gjynah që një kryebashkiak si Dako të akuzohet për të tilla gjëra.
“Më vjen që një njeri si Vangjush Dako, kryetar bashkie i qytetit të dytë më të madh, kryebashkiak i suksesshëm, të njolloset nga një po të doni e quajmë aksident, po të doni e quajmë normalitet”, tha zv/Kryeministri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












