“Nuk e ke të gjatë këtu”, gjyqtarja kallëzon avokatin

“Nuk e ke të gjatë këtu”, gjyqtarja kallëzon avokatin

81
0
Shares
Gjykata e Vlores

Gjyqtarja e Vlorës, Atlanta Zeqiraj ka kallëzuar në Prokurorinë e Vlorës avokatin Bardhyl Lilaj, i cili sipas gjyqtares në seancën përgatitore të datës 29 nëntor, për çështjen ku paditës është shtetasi Meval Beqo dhe e paditur kompania AFA Konstruksion sh.p.k dhe ZVRPP Vlorë ka përdorur shprehje që kanë fyer gjyqtaren.
Gjatë fjalës së tij avokati mësohet t’i jetë drejtuar gjyqtares me shprehej “Gjyqtare nuk e keni mirë”, “bëni sikur e keni vëlla”, “nuk jeni e aftë të bëni këtë gjykim”, “herës tjetër do flasim ndryshe”.
Ndërsa në përfundim të seancës, gjyqtarja thotë se avokati i është drejtuar edhe me shprehej “nuk e keni të gjatë këtu”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY