LAJM I FUNDIT/Kapet sasi e madhe droge në një tunel në Sarandë, 8 gra e 1 burrë në pranga

Shares

Një sasi e madhe droge është kapur sot në Sarandë, ndërsa në pranga kanë rënë 9 persona, mes tyre 8 femra.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se sasia e lëndës narkotike është sekuestruar në një tunel në Qafe-Gjashtë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni”.
Mësohet se dy furgona policie janë ngarkuar plot me marijuanë të sekuestruar. Ndërkohë, personat e ndaluar janë shoqëruar në komisariat. Bëhet e ditur se në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Sakaq, vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin e personave të arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...