Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shpërndarë në profilin e tij në “Facebook”, një foto, nga Berati. Sipas fotos, shihet se “autori” i saj, ka dashur ti dërgojë një mesazh ministrit të Drejtësisë, duke shkruar, mbi rërën e bregut të Lumit Osum.
“Ylli Manjani, duam një zyrë Antikorrupsioni. Shqipe”, lexohet në këtë mesazh.
Nga ana e tij, ministri, duket e ka marrë me sportivitet këtë mesazh, ndërsa ka postuar këtë foto, ka demonstruar gatishmërinë, për ta hapur një zyrë të tillë, por duke kërkuar “identifikimit” e “mesazhdërguesit”, me të cilin mund të kontaktoj.
“Përshëndetje,
Dikush më ka kërkuar diçka konkrete! “Një zyrë Anti Korrupsion”…
E falënderoj për besimin!
Jam gati të shkoj në Berat ta dëgjoj!
Vetëm duhet ta di si mund ta takoj…”, shkruan ministri Ylli Manjani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












