Flet ish-bashkëshortja e këngëtarit “të dhunuar”: Ja si “e përkëdhela” Saimirin

Shares

Këngëtarja, Suela Kalaja ka thyer heshtjen dhe ka reaguar sot për herë të parë pas bërjes publik të lajmit që ish-bashkëshorti i saj, kantautori, Sajmir Çili e kishte paditur për dhunë në familje duke kërkuar urdhër mbrojtje.
Me anë të një statusi të ndjerë në “Facebook”, Kalaja falënderon të gjithë miqtë e në veçanti vajzën e saj për mbështetjen që i dhanë pas divorcit, situatën e së cilës e përshkruan si tronditëse. Në mesazhin e saj, në formë ironie ajo falënderon edhe ish-bashkëshortin, Sajmir Çili të cilit i thotë se “‘dorën’ që e përkëdheli për 19 vite, e konsideroi ‘shuplakë’”.

Statusi i plotë e Suela Kalasë


sk“Falënderoj humanët, që u shqetësuan për mua e mbi të gjitha për engjëllin tim Isea pasi morën vesh një situatë e divorc që kish kohë që është kryer e si në Shqipëri do subosh dhe për shumë kohë pasojat e mllefit e mërisë! Falënderoj dhe kë në mënyrë të pështirë të një situatë tronditëse, na i përplasi fuqishëm dallgën e mbytjes njerëzore! Na bëtë më të forta si mua dhe fëmijën tim se ne e duam jetën e po luftojmë për t’i qenë pjesë plot me dashuri e pa urrejtje! Jeta është e shkurtër njerëz, mos harroni të falni dhe ju dashuri.
P. S. Falënderoj mbi të gjitha ‘Atë’, (babain e përjetshëm të fëmijës tim), që ‘dorën’ që e përkëdheli për 19 vite, e konsideroi ‘shuplakë’ në fund, sa për t’u endur gjyqeve! Paqe e shëndet mbi të gjitha! Përqafime!!!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...