Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, sikurse kishte paralajmëruar ka tentuar të sqarojë sërish sot, se pse ai i kishte dalë garant për të punësuar ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berishën, menjëherë pas daljes nga burgu.
“Këto procedura kryhen për çdo të dënuar. Të dënuarit me kusht plotësojnë formularin. Bashkia e Durrësit nuk ka bërë asnjë kompromis. Lulzim Berisha ka dalë vullnetar për punë pa pagesë”, mësohet të ketë deklaruar Dako.
Por, në këtë sqarim të Dakos, mbetet një pyetje pa përgjigje… “A ka dalë herë tjetër garant, për ndonjë të burgosur tjetër Vangjush Dako?”.
Reagimi i kryebashkiakut ët Durrësit është i dyti pas reagimit të djeshëm të vartësve të tij nga Bashkia e Durrësit, të cilët nuk thoshin asgjë më ndryshe nga deklarata e sotme e Dakos.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/